Bahtiri: Sefaj u shkarkua për shkak të arrestimit të Gjuriqit
18 maj 2018
| 23:37
Nënkryetari i AKR-së Agim Bahtiri, ka thënë se ish-ministri i Punëve të Brendshme. Flamur Sefaj është shkarkuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj për shkak të arrestimit të Marko Gjuriq, shef i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
“Ministri Sefaj i cili ka qenë një nga ministrat më të mirë që ka pas ndonjëherë Kosova i ka bërë dy veprime: Njërin e ka bërë sipas mendimit tim jashtëzakonisht të mirë. Ka pasur një përgjegjësi të veçantë në atë veprim dhe e dyta ka qenë ajo që ai nuk ka pasur shumë interes që të kryen atë punë për të cilën u largua. Po ju them të vërtetën se z.Sefaj u shkarkua për të parën, për arrestimin e Gjuriqit”, ka thënë Bahtiri në “DPT te Fidani” në “T7”.