Bahtiri, Shpend Ahmetit: Merru me komunën tuaj
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një reagimi në “Facebook” tha se “Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Agim Bahtiri me ministrin Armend Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse sipas Bahtirit ‘e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe’. D.m.th çështje negociatash dhe bindjesh! Urime Mitrovicë”, ka shkruar Ahmeti.
Pas këtij postimi të Ahmetit, ka reaguar kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton “Epoka e re”.
Ai i ka sugjeruar Ahmetit që të merret me punët e tij.
“E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta. Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19. Kryeqyteti në rrethana normale duhet të jetë shembull për menaxhim të punëve komunale, por si duket kryetari Ahmeti ka tjera prioritete”, ka reaguar në llogarinë e vet në “Facebook”, Agim Bahtiri.