Bahtiri: Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se kriza e inskenuar nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetës për banorët.
Ai gjithashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj me veprime për të treguar autoritetin e shtetit duke iu dalë në ndihmë qytetarëve që jetojnë në Kosovë.
“Kriza e inskenuar humanitare në veri të vendit nga strukturat destruktive serbe dhe nga Qeveria e Serbisë, nuk i shërben stabilitetit dhe përmirësimit të jetesës për banorët. Qeveria e Kosovës duhet të vazhdoj të bëjë veprime konkrete për të treguar autoritetin e shtetit të Republikës së Kosovës, duke iu dalë në ndihmë qytetarëve të cilat duan të jetojnë në Kosovë. Është për t’u përshendetur aksioni i Ministrisë së Tregtisë për furnizim me artikuj ushqimor për qytetarët e veriut, me ç’rast duhet të bëhet përpjekje për hapjen edhe të më shumë pikave me ushqim. Shteti nuk guxon t’i nënshtrohet asnjë presioni dhe shantazhi!”, ka shkruar Bahtiri.