Bahtiri thotë se asnjëherë nuk do të bëjnë koalicion me LDK-në
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar pas rrëzimit të qeverisë Kurti, duke e quajtur turp të atyre që ndihmuan një gjë të tillë.
Ai ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme.
Sipas tij, Kurti do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit. Ai ka thënë se kur do zgjidhet qeveria e re, kryeministër do të bëhet përsëri Albin Kurti.
Bahtiri është shprehur i bindur se asnjëherë nuk do të ketë koalicion me LDK-në.
“Atyre të cilët ia kanë marr peshën e fuqisë qeverisë së Kosovës, ju qoftë për nder, për shkak se në gjendjen aktuale në të cilën gjendet Kosova dhe krejt bota, në vend që t’i ndihmojnë qeverisë… ata bën vërtet atë që s’ju ka hije, gjë që po shihet edhe në krejt botën, sepse po dënohet ashpër. Ky turp që ka ndodhë, ne t’ju mbetet për nder atyre… Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë kryeministër deri në fund të mandatit kur zgjidhet qeveria e re, dhe qeveria e re do të zgjidhet përsëri me Albin Kurtin…Vetëvendosja ka me qenë shumë më e fuqishme sepse krejt populli është me ta… Asnjëherë nuk shohim më koalicion me LDK-në”, ka thënë Bahtiri.