Bahtiri thotë se LV-ja i ka numrat për formimin e qeverisë

10 prill 2025 | 13:51

Deputeti i zgjedhur nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, ka deklaruar se kjo parti i ka numrat për formimit të qeverisë së re.

Këtë deklaratë Bahtiri e dha pasi është regjistruar si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj se po, janë numrat për formimin e qeverisë. Numrat janë të deputetëve të cilët janë 61 e më shumë dhe ata do të bëhen. Është mendim i tyre, ne e dimë se i kemi numrat dhe do i bëjmë me deputetët e Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Më 15 prill, Kuvendi i Kosovës do ta mbajë seancë konstituive ku pritet të zgjedhjet edhe kryetari i Kuvendit.

Të enjten kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk u është përgjigjur mediave rreth formimit të qeverisë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë,…