Bahtiri thotë se më 2019 Mitrovica do të bëhet me semaforë funksionalë
24 gusht 2018
| 19:12
Komuna e Mitrovicës për një kohë të gjatë i ka të vendosur semaforët në rrugët kryesore të qytetit por nuk janë funksionalë.
Qytetarët ankohen duke përmendur rreziqet e mëdha që shkakton mosfunksionimi i tyre.
Ata kërkojnë nga pushteti qendror dhe lokal që të bëjnë më shumë dhe shenjat e komunikacionit të vihen në vend.
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se në projektet e vitit 2019 të komunës është funksionalizimi i semaforëve të cilët janë të vendosur në disa rrugë të qytetit.
“Ne në vitin e ardhshëm e kemi shti një projekt, pasi s’kemi mund të bëjmë rishikimin e buxhetit dhe vitin e ardhshëm e kemi në plan t’i shtijmë në funksion të gjithë semaforët të cilët janë të vendosur”, ka deklaruar ai për “RTV21”.