Bahtiri thotë se në raundin e parë do t’i fitojë zgjedhjet në Mitrovicë me 65 për qind

18 korrik 2021 | 14:47

Kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se më 17 tetor do të fitojë në raundin e parë me 65 për qind.

“Asnjë ‘sondazh’ imagjinar e anonim nuk mund të na ndalë për fitoren me 65%+ që në raundin e parë”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Bahtiri i ka bërë thirrje opozitës që të bëhen bashkë se nëse garojnë veç e veç rezultati i tyre do të jetë për keqardhje.

“Njëkohësisht, i ftoj gjithë opozitën në Mitrovicë të bëhen bashkë, sepse nëse garojnë veç e veç rezultati i tyre do të jetë për keqardhje”, ka shkruar Bahtiri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, është duke shijuar së…