Bahtiri thotë se piu kafe në veri, a para vetes ka çaj ‘rusi’

22 shtator 2021 | 11:09

Pas mbledhjes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Mitrovicës, kryetari Agim Bahtiri thotë se ka shkuar për të pirë kafe në veri të Mitrovicës me kandidatin për kryetar komune të “Iniciativës Qytetare Mitrovica”, Erden Atiq dhe bartësin e listës për asamble komunale, Skender Sadiku.

Por, kryetari Bahtiri para vetes ka çaj ‘rusi’.

Postimi i plotë i Bahtirit në “Facebook”:

Pas mbledhjes të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Mitrovicës, shkova për të pirë kafe në veri të Mitrovicës me kandidatin për kryetar komune të ‘Iniciativës Qytetare Mitrovica’, Erden Atiq dhe bartësin e listës për asamble komunale, Skender Sadiku.
Mbështetja ime për shqiptarët e veriut asnjëherë nuk ka munguar, e as që do të mungoj edhe në të ardhmen.
Duket se kundërkandidatët e mi e kishin pasur për ngut kafen e mëngjesit, e as që kishin pasur interesim të presim për t’u informuar për konkluzionet e KKSB-së, pas së situatës së krijuar në veri për shkak të aksionit të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Petrol Company klientët e sajë shpërblen në forma të ndryshme…