Bahtiri uron për Vitin e Ri: Po përmbyllim një vit të suksesshëm
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2018.
Në dedikimin e Bahtirit për përmbylljen e vitit 2017, thuhet se të gjitha planet u realizuan suksesshëm sa i përket investimeve dhe ngritjes së cilësisë së jetës e mirëqenies së përgjithshmë.
“Me përgjegjësinë e kryetarit të Komunës e them se po përmbyllim edhe një vit të suksesshëm në realizimin e objektivave tona, në të gjitha planet, e që kanë të bëjnë me investime në ngritjen e cilësisë së jetës, standardit dhe mirëqenies së përgjithshme. Me angazhim dhe përkushtim të vazhdueshëm edhe gjatë vitit 2018 do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë me qytetarët në rrugën e realizimit të projekteve për zhvillimin e gjithmbarshëm, për jetë më të mirë për çdo qytetar të komunës sonë. Me dëshirën që viti që po vjen t’i përmbushë të gjitha pritjet tuaja, uroj që të jetë vit i shëndetit, mirëqenies, harmonisë dhe paqes mes nesh! Gëzuar e me fat Viti i Ri 2018!”, ka thënë Bahriti.