Bahtiri zotohet për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin gjerman
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka qëndruar të mërkurën në Mitrovicë, me ç’rast është pritur nga kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i cili e ka falënderuar ambasadorin Heldt për vizitën dhe interesimin për Komunën e Mitrovicës.
“Ndiej kënaqësi të veçantë që keni gjetur kohë për të na vizituar dhe njoftuar për gjendjen e përgjithshme në komunën tonë. Por, së pari më duhet t’ju them se me ambasadën tuaj dhe drejtuesit e saj kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm, të cilin jam i bindur se do ta vazhdojmë, madje do ta avancojmë në të ardhmen”, ka thënë ai.
Në vazhdim kryetari Bahtiri i ka thënë ambasadorit Heldt se Komuna e Mitrovicës ka qenë një komunë me shumë probleme të pazgjidhura dhe tensione të vazhdueshme para se ai të zgjidhej kryetar i saj katër vjet më parë.