Bahtjari dhe Januzi deklarohen të pafajshëm para Gjykatës Speciale
09 tetor 2023
| 16:26
Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi janë deklaruar të pafajshëm para Dhomave të Specializuara lidhur me veprat penale kundër administrimit të drejtësisë për të cilat e ngarkon Zyra e Prokurorit të Specializuar.
“Deklarohem plotësisht i pafajshëm për çdo lloj aktakuze që është ngritur kundër meje dhe që është lexuar deri tani”, ka deklaruar Januzi.
Në njoftimin që ka lëshuar ZPS-ja, Bahtjari dhe Januzi janë arrestuar në lidhje me krime kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin gjatë procedurave penale.