Bajçinca, delegate në ndeshjen mes Malit të Zi dhe Italisë
04 qershor 2018
| 12:19
Shqipe Bajçinca-Brestovci ishte delegate e EHF-së për ndeshjen në mes të Malit të Zi dhe Italisë, e cila i takoi fazës së dytë kualifikuese për evropianin e këtij viti për hendbolliste.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën në Podgoricë para 1350 shikuesve. Fitore shënoi Mali i Zi me rezultat 28:22.
Bajçinca është përzgjedhur për të kryer punën e delegates edhe në kampionatin evropian U-20 për meshkuj që mbahet këtë verë në Slloveni.
/Epoka e re/