Bajçinovci: Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund t’i paraqisni kurrë si antiamerikan sepse nuk jemi
27 mars 2020
| 10:58
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, në një shkrim të publikuar në “Facebook”, të gjithë atyre që japin kritika për antiamerikanizëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj Albin Kurti, ka thënë se “Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje nuk mund t’i paraqisni kurrë si antiamerikanë sepse nuk jemi”. Bajqinovci shkruan se ne nuk e duam Amerikën veç për oportunizëm, por edhe me bindje dhe vlera. Ai thekson se LV-ja nuk ka thënë se ShBA-ja ka plan sekret, por marrëveshje jotransparente.
Në fund Bajqinovci thotë se Isa Mustafa e ka shkrirë LDK-në te Hashim Thaçi.
Postimi i tij:
“Proamerikan” të llojit të pronto-përgjimeve
- Albinin e Lëvizjen kurrë nuk do të mund t’i paraqisni si antiamerikanë sepse s’jemi. Nuk e duam Amerikën veç për oportunizëm, por edhe me bindje e vlera. A e doni një shembull? A e vjedhë Administrata Amerikane shtetin e vet? Jo. Pyetjen krahasuese për ju nuk po e bëjmë. Vetëkuptohet.
- Albini e asnjë deputet i LV-së nuk ka thënë se Grenelli apo dikush nga administrata e ShBA-së ka plan sekret. Kemi thënë se ka plan e marrëveshje jotransparente, pra sekrete ndërmjet dy presidentëve Thaçi – Vuçiç.
- Isa Mustafa s’do të duhej më të provonte ta fshehte faktin se e ka shkrirë LDK-në te Hashimi.