Bajoku, boksieri më i mirë i turneut ‘Adem Jashari’
05 nëntor 2023
| 19:17
Kanë përfunduar edhe meçet finale të turneut të boksit “Adem Jashari”. Për dy ditë me radhë ky turne, i 25-ti me radhë u zhvillua në sallën “1 Tetori” në Prishtinë. Pjesëmarrës ishin boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe Sllovaki.
Boksieri më i mirë u shpall Shpëtim Bajoku, ndërsa çifti më luftarak ishte dyshja Taulant Jakupi dhe Ukë Smajli. Boksieri më perspektiv u shpall Useid Nika nga Shqipëria. Boksieri më i mirë i huaj Alim Nasufi nga Maqedonia e Veriut, kurse tekniku më i mirë u shpall Erik Katona nga Sllovakia.