Bajoku dhe Rexhepi eliminohen nga turneu “Strandja”
23 janar 2020
| 22:45
Boksierët Bashkim Bajoku (52 kg) e Leotrim Rexhepi (57 kg), janë eliminuar nga turneu ndërkombëtar “Strandja” që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Bajoku e Rexhepi janë mposhtur të enjten në meçet çerekfinale të këtij turneu.
Bajoku ka pësuar nga Daniel Asenov, kurse Rexhepi nga Bojan Asenov. Para Bajokut e Rexhepit janë eliminuar edhe Shpëtim Bajoku, Patriot Behrami e Donjeta Sadiku.
Turneu “Strandja” vlerësohet ndër më të fortët e boksit amator në Evropë.