Bajoku e nis me fitore në Lojërat Evropiane
23 qershor 2023
| 15:52
Shpëtim Bajoku e ka nisur mbarë garimin në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.
Boksieri kosovar mundi kroatin Matea Komadina, 4:1 me pikë, kategoria -63.5 kg.
Bajoku u kualifikua në mesin e 16 boksierëve më të mirë dhe për të siguruar medaljen i duhen edhe dy fitore.
Krahas Shpetim Bajokut, edhe boksierja tjetër kosovare, Donjeta Sadiku ka triumfuar në përballjen e parë. Boksierja kosovare shënoi fitore ndaj Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me vendim unanim të gjyqtarëve.