Bajqinovci: Do të ketë filma deri me 9 shkurt – pas 9 shkurtit dihet…
08 tetor 2024
| 18:59
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas komunikatës së përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, ku u njoftua lidhur me operacionin e sotëm tek ministria e Liburn Aliut nga radhët e VV’së.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se do të ketë filma deri me 9 shkurt, e pastaj dihet.
“Do të ketë filma deri me 9 shkurt. Pas 9 shkurtit dihet…”, ka shkruar ai në Facebook.