Bajqinovci: Haradinaj e paska përcjell me shumë vëmendje mbledhjen e LV-së
15 korrik 2024
| 15:35
Pas deklaratës akuzuese të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, kundrejt kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka reaguar deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.
Bajqinovci ka shkuar në “Facebook” se Haradinaj e paska përcjell më shumë vëmendje mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LV-së.
“Paska marrë edhe shënime. Me këtë nivel të interesimit, e meriton që në mbledhjen e ardhshme me e ftu që të marrë pjesë si mysafir, se si anëtar nuk e pranojmë”, ka shkruar Bajqinovci.