Bajqinovci i LV-së: S’ka koalicion me PDK-në, do t’i fitojmë 50 për qind të votave

22 maj 2024 | 16:05

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nuk do të bëjnë koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Bajqinovci ka thënë për “RTV21” se këtë narracion e ka ndërtuar LDK-ja.

Më tutje, ai ka pretenduar se Vetëvendosje do të qeverisë vetë, kurdo që të mbahen zgjedhjet.

“Ky është një narracion që LDK-ja duke e krijuar në publik. Nuk ka koalicion me PDK-në dhe nuk do të ketë. Ne do t’i fitojmë 50 për qind të zgjedhjeve sikur herën e kaluar dhe do qeverisim me vendin ashtu siç kemi qeverisur deri më sot. Ne s’kemi nevojë për PDK-në as nuk do futemi me PDK-në. Ne do ta qeverisim vendin vetë, kurdo që mbahen zgjedhjet pas një muaji, dy muajve….”, ka thënë Bajqinovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja Edita Tahiri, ka reaguar sërish rreth situatës…