Bajqinovci i reagon Abdixhikut, ia përmend qentë endacak
Deputeti i Lëvizjes së Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas deklaratës së Lumir Abdixhikut në lidhje me sukseset e LDK-së në Prishtinë.
Bajqinovci në “Facebook” ka listuar disa nga “dështimet” sipas tij të LDK-së në kryeqytet.
Ai ka përmendur qentë endacak, papastërtinë dhe mbeturinat, kaosin në trafik dhe 50 milionë eurot që sipas tij i teprojnë çdo vit kryeqytetit.
“Lumiri thotë se ne po renovojmë në kryeqytet. Nën qeverisjen e LDK-së, sot në Prishtinë fëmijët nuk guxojnë të shkojnë në shkolla fillore pa prindër sepse qentë endacak i sulmojnë. Mbi 600 sulme të qenve endacakë kanë ndodhur në kryeqytet në 6 muajt e fundit. Kur më shumë papastërti nuk ka pasur Prishtina – mbeturinat e kanë mbuluar kryeqytetin. Bllokimi i rrugëve ka shkaktuar kaos në trafik. Skandalet dhe keqpërdorimet i shohim çdo ditë në media për komunën e Prishtinës. Mos ta harrojmë ‘arkitektin e qytetit’. Dhe për fund, çdo vit në Prishtinë, LDK-së i teprojnë mbi 50 milionë euro. Ky është ‘renovimi’ i LDK-së”, ka shkruar Bajqinovci.
Abdixhiku: Sulmet ndaj atyre që mendojnë ndryshme janë punë e të tjerëve, ne vazhdojmë