Bajqinovci i VV-së porosi për Amerikën, Britaninë, Gjermaninë, Francën e Italinë: Luan me Kosovën, pulë me Serbinë
06 shkurt 2024
| 20:07
Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka kritikuar shetet e QUINT-it për mosreagimin e tyre ndaj shkurtimeve buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Luginë të Preshvës.
Ai ka thënë se shtetet e QUINT-it po tregohen “pulë” me Serbinë ndërsa “luan” me Kosovën.
Shkrimi i Bajqinovcit:
Për pasivizimin e adresave të shqiptarëve nga lugina e Preshevës nuk kishte reagim nga QUINTI.
Tash po e pres reagimin e QUINT-it për spastrimin etnik, i cili po ndiqet përmes shkurtimeve buxhetore për Këshillin Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës.
Luan me Kosovën pulë me Serbinë.