Bajqinovci merret edhe Stanon: Qenka përkujdesur për qasje të balancuar
16 gusht 2024
| 16:31
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, serish është marrë me zëdhënësin e Bashkimit Evropian (BE), Petar Stano.
Ai ka pretenduar se zyrtari evropian e ka balancuar qëndrimin për Kosovën një ditë pasi BE-ja e ka kritikuar Serbinë për raporte të afërta me Rusinë.
Bajqinovci me ironi ka përgëzuar zëdhënësin e BE-së për trajtimin e barabartë të palëve.
“Një ditë pasi BE-ja e kritikoi pak Serbinë për raportet e afërta me Rusinë, Stano qenka përkujdesur që të garantohet qasje e balancuar në mes palëve duke e kërcënuar sot Kosovën. Përgëzime për këtë trajtim të barabartë dhe korrekt”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.