Bajqinovci: Populli ka vendosur t’i besojë vetëm Kryeministrit Kurti

08 korrik 2024 | 23:29

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në platformën “X”, të hënën që “opozita është në krizë”.

Kjo sipas tij, për shkak të “përkrahjes që po e merr kryeministri Kurti”.

Më tutje, ai ka shtuar se “Populli ka vendosur t’i besojë vetëm Kryeministrit Kurti”.

“Opozita është në një krizë të thellë për shkak të mbështetjes së madhe që po merr Kryeministri Kurti. Asgjë nuk po i ndihmon opozitës, madje as studiot televizive. Populli i vendosur t’i besojë vetëm kryeministrit Kurti për të ardhmen e vendit tonë”, ka shkruar Bajqinovci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien…