Bajqinovci: Presidenti nuk ka të drejtë të caktojë afate për mandatarin e qeverisë

06 janar 2020 | 17:55

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi nuk ka të drejtë të caktojë afate kohore për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë nga ana e kësaj lëvizje.

“Presidenti nuk ka të drejtë të përcaktojë afate 48 orëshe as 72 orëshe. Ashtu sikurse nuk kishte të drejtë kushtetuese të drejtonte dialogun me Serbinë, të cilën gjë Gjykata Kushtetuese në mënyrë implicite e vërtetoi duke dhënë interpretim se një gjë e tillë, është pjesë e kompetencave të Qeverisë, përsëri, kemi tejkalim të kompetencave nga ana këtij njeriu. Presidenti nuk mund të ushtrojë kurfarë presioni as pushteti mbi palët në këtë rast. Ai vepron vetëm pasi fituesi i zgjedhjeve të jetë shprehur zyrtarisht për emrin e kandidatit për kryeministër”.

“Pa këtë shprehje (shkresë zyrtare), ai nuk ka se kë ta mandatojë, në të kundërtën kryen shkelje të rëndë të kushtetutës dhe rendit demokratik në vend. Në rast se fituesi i zgjedhjeve do të abuzonte me të drejtën për propozim, atëherë ai mund thjeshtë të kërkojë nga palët të veprojnë më shpejt apo në rastin më ekstrem, të referojë çështje e veprime në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, Vetëvendosje, asnjëherë dhe për asnjë çmim, nuk do abuzon me institucionin, Kushtetutën dhe demokracinë. Sot ajo, është shpresa e vetme e popullit të Kosovës për ta bërë shtetin e së drejtës që u shërben të gjithëve”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është sulmuar për herë të dytë makina e analistit Fatos…