Bajqinovci reagon për emërimet në AKI: Do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti
Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi për emërimin e shefit të AKI-së e inspektorit të përgjithshëm.
Bajqinovci ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se kapja e institucioneve të sigurisë po vazhdon. Ai ka shkruar se PDK-ja dhe AAK-ja i kanë kapur brutalisht dy institucione të sigurisë duke emëruar në to eksponentët e vet në pozita kyçe.
“PDK-ja dhe AAK-ja i kapin brutalisht dy institucionet e sigurisë siç janë AKI-ja dhe Inspektorati i AKI-së,duke i emëruar eksponentët e vet në pozita kyçe. Ish-sekretari i MPJ-së Kreshnik Gashi në kohën kur Hashim Thaçi ishte ministër i Jashtëm, tani u emërua drejtor i AKI-së. Burim Ramadani zyrtar i AAK-së emërohet kryeinspektor i AKI-se. Kapja e institucioneve me njerëz partiakë po vazhdon. Këto vendime do të zhvlerësohen me ardhjen e qeverisë Kurti”, ka thënë Bajqinovci.
/Epoka e re/