
Bajqinovci: S’do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, opozita s’ka kauzë
Mefail Bajqinovci, deputet i Vetëvendosjes, thotë se s’do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive. Thekson se Ujmani është aseti më i madh që ka Kosova derisa sipas tij opozita ka humbur kauzën.
Bajqinovci komentet i bëri në emisionin “DPT te Fidani” në T7.
“Asociacion me kompetenca ekzekutive që e ka kërkuar Serbia nuk do të ketë”, thotë Bajqinovci.
Ai ka folur edhe për Ujmanin.
“Unë mendoj se Ujmani është aseti më i madh që ekziston në Kosovë. Pa Ujmanin s’funksionon Trepça, KEK’u, Feronikeli. Gjysma e Kosovës merr ujë nga Ujmani”, tha Bajqinovci.
“Kurti do të jap dëshmi, argumente shtesë për Ujmanin. Do të ua dëshmojë se Ujmani është pjesë e Kosovës me argumente shtesë. Unë besoj që s’do të ketë asi qasje që SHBA do të fus në listën e zezë dikë”, shtoi ai.
“Tash nëse unë e mbroj Ujmanin nuk është domosdoshmërisht me qenë kundër Amerikës”, theksoi Bajqinovci.
Deputeti thotë se si qeveri nuk janë kundër SHBA-së.
“Populli i Kosovës nuk i voton ata që janë kundër Amerikës”, theksoi ai. Sipas tij, se ata janë kundër Amerikës thotë vetëm opozita, e cila sipas tij, e ka humbur kauzën.
“Opozita e ka humb kauzën, s’po ka kauzë”, shtoi ai.