Bajqinovci: Serbia dhe Vuçiqi s’do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë

30 shtator 2024 | 14:54

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka deklaruar se përballja me Serbinë, s’është vetëm betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës.

Bajqinovci në “Facebook” ka shkruar se opozita tashmë duhet ta kuptojë që të gjitha përpjekjet për të penguar qeverinë aktuale, janë vetëm përpjekje për të sabotuar interesin e popullit.

“Përballja me Serbinë e Aleksandër Vuçiqit në arenën ndërkombëtare nuk është thjesht betejë politike, por luftë për sovranitetin dhe të ardhmen e Kosovës. Opozita duhet të kuptojë që të gjitha përpjekjet për ta penguar këtë qeveri janë përpjekje për të sabotuar interesat e popullit. Serbia dhe Vuçiqi nuk do ta kontrollojnë veriun më asnjëherë”, ka shkruar Bajqinovci.

Teksa në përfundim, deputeti i LV-së, ka thënë se s’do të lejojnë asnjë hap pas në të drejtën e tyre për të mbrojtur çdo centimetër të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Srdjan Djokoviq, babai i tenistit serb Novak Djokoviq, ka bërë…