Bajqinovci thotë se fitorja e Vetëvendosjes është çështje e përfunduar
Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se fitorja e kësaj lëvizje në zgjedhjet e 6 tetorit është çështje e përfunduar.
“Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje është çështje e përfunduar. Në lagjen ‘Tophane’ dhe ‘Arbëria’ diskutohet për prioritetet programore të Lëvizjes. Tubimi i mbajtur sot me qytetarë në Prishtinë u përqendrua te 20 prioritetet e Qeverisë Kurti. Të pranishëm ishin kandidatët për deputetë Glauk Konjufca, Fitore Pacolli, Xhelal Sveçla, Nora Kelmendi dhe Mefail Bajqinovci. Për interesin e zgjuar të banorëve u fol për shtetin e së drejtës kundër krimit dhe korrupsionit, mbrojtjen sociale dhe zhvillimin ekonomik. Për më shumë, nuk do të mund të ecet përpara pa ndryshuar sistemin shëndetësor e atë arsimor”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/