Bajqinovci thotë se Haradinaj nuk do të jetë pjesë e Kuvendit pas 9 shkurtit: Mbajti fjalim për herë të fundit
20 dhjetor 2024
| 20:53
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka thënë se sipas gjasave, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbajtur për herë të fundit fjalim në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Bajqinovci ka thënë se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Haradinaj nuk do të jetë pjesë e Kuvendit.
Postimi i plotë:
Ramushi sot mbajti fjalim, me gjasë për herë të fundit, në foltoren e Kuvendit. Deri më 9 shkurt nuk besoj që ka më seanca tjera plenare. E pas 9 shkurtit ai e din që nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit. Prandaj ndoshta edhe duhet t’a kuptojmë sikletin e tij.