Bajqinovci thotë se një sondazh do të publikohet së shpejti: Shifrat janë të pamëshirshme

17 dhjetor 2024 | 10:58

Deputeti i Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci, ka shkruar në rrjete sociale për një sondazh që sipas tij do të publikohet së shpejti.

Ai ka thënë se shifrat janë të pamëshirshme, në të mirë të Vetëvendosjes.

“S’ka kthim mbrapa! Paskan me i shkarku kryetarët e partive opozitare. Sondazhi i fundit, i cili pritet të publikohet, tregon qartë mbështetjen e madhe për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe punën e qeverisë Kurti. Ndërkohë, ky sondazh vë në pah krizën e thellë të opozitës, e cila nuk ka as vizion, as zgjidhje për problemet e vendit. Shifrat janë të pamëshirshme dhe të qarta: qytetarët kanë vendosur se kush e meriton besimin dhe kush jo. LVV është në kulminacion dhe mbështetja e qytetarëve na jep forcë për të vazhduar me punë, transparencë dhe përkushtim ndaj Republikës sonë. Fitorja e madhe po vjen. 9 shkurti është i yni!”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme ua ka rikujtuar qytetarëve se…