Bajqinovci tregon të fshehtat e raportimit të Mehajt që ishte i mbyllur për media
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka zbuluar disa detaje nga raportimi i mininstrit të FSK-së, Armend Mehaj, në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, i cili i mbyllur për media.
Në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7, Bajçinovci tha se ka blerje të armatimit të cilat janë konfidenciale.
“Ka blerje të armatimit që nuk dihet, janë konfidenciale. Edhe ai 30 milionësh që e ka cek ministri futet brenda asaj. Ka raportu ministri i FSK-së, Armend Mehaj, dhe normalisht pjesa konfidenciale nuk është lejuar për media për shumë arsye. E para ka të bëjë me një notë verbale të SHBA-së për çështjen e tendencës për t’u marrë pajsisjet ushtarake për t’i përdorur Policia”, tha Bajqinovci.
Ai tha se nuk ka asnjë notë verbale prej SHBA-së për Qeverinë e Kosovës.