Bajqinovci: Urën e Ibrit e hapim pa u prishur me ndërkombëtarët
07 gusht 2024
| 15:59
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka siguruar se hapja e urës së Ibrit do të bëhet dhe nuk do të ketë prishje raportesh me ndërkombëtarët.
“E kemi një opozitë e cila 5 herë në ditë deklaron se na prishet me ndërkombëtarët apo po hyjmë në konflikt me KFOR-in. Qetësohuni, askush nuk hyn në luftë, as nuk prishemi me ndërkombëtarë, por ura do të hapet”, ka shkruar Bajqinovci në “Facebook”.