Bajqinovci, Veliut: Vetëvendosje nuk po e kërkon për vete postin e presidentit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj deklaratës se nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili ka thënë se partisë se Albin Kurtit nuk i takon edhe posti i kryeministrit edhe presidentit.
Bajqinovci ka thënë se Vetëvendosje nuk është duke e kërkuar për vete postin e presidentit.
“Nuk qëndron kjo që thotë z. Veliu. Vetëvendosje, nuk po e kërkon për vete postin e presidentit.
Ne po kërkojmë që për presidentin të mos flitet tash kur jemi duke e ndërtuar shumicën parlamentare për qeverisje, por kur të vjen koha. Dhe më e rëndësishmja: po kërkojmë president saktësisht ashtu sikurse e kërkon Kushtetuta e vendit. Kërkesa juaj për ta pasur presidentin në mënyrën se si po e kërkoni nuk e shprehë përkushtimin e stërthënë nga ju për LDK-në shtetformuese, perëndimore dhe që angazhohet për shtetin e së drejtës”, ka shkruar Bajqinovci.
/Epoka e re/