
Bajraktaraj fiton medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik
25 prill 2023
| 11:17
Bodybuilderi nga Kosova, Kushtrim Bajraktaraj ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Ballkanik të bodybuildingut dhe fitnessit, kategoria “Man’s Physicue -90 kg”.
Bajraktaraj, në karrierën e tij ka fituar mbi 11 medalje të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë ato në kampionate botërore, evropiane dhe ballkanike ne sportin e bodybuildingut.
I suksesshëm në këtë kampionat ishte edhe Blerdon Sopaj, kategoria “Man’s Physicue -179 cm”, që zuri vendin e 5-të.