
Bajraktaraj shpallet kampion i Evropës, Krasniqi nënkampion
08 maj 2023
| 17:30
Kushtrim Bajraktaraj është shpallur kampion i Evropës në kategorinë -85 kg të Kampionatit Evropian në Bodybuilding dhe Fitness, që është mbajtur në Santa Sussana të Spanjës.
Sukses të madh arriti edhe Betim Krasniqi, që u shpall nënkampion në kategorinë -75 kg. Flamur Rexhaj doli i katërti në -100 kg, ndërsa Granit Kuleta i gjashti në -95 kg. Komiteti Olimpik i Kosovës i përgëzon garuesit tanë të bodybuildingut dhe të Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnessit të Kosovës për suksesin e arritur.