Bajraktaraj siguron medaljen e artë në Spanjë
21 shtator 2021
| 15:30
Kushtrim Bajraktaraj ka arritur një nga sukseset më të mëdha në sportin e bodybuildingut në Kosovë.
Ai ka dalë fitues në turneun prestigjioz “Arnold Classic Europe” duke fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 80 kilogramë.
Në organizimin e madh të zhvilluar në Spanjë, Bajraktaraj arriti një tjetër triumf të madh në karrierën e tij të lavdishme në sportin e bodybuildingut. Në një konkurrencë mjaft të fortë, Bajraktaraj u shpërblye me medaljen e artë, që vjen si sukses i radhës pas triumfit të fundit në “Tiger Classic – Diamond Cup” në Rumani.