Bajram Begaj uron për Bajram: Kjo ditë shenjon shpresën se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen

10 prill 2024 | 09:41

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Bajramit, duke thënë se kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen.

Ai uroj  që ky Fitër Bajram të gjithë besimtarët t’i gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit”.

“Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira. Kjo ditë shenjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkësinë Islame të Kosovës e ka vizituar Dodë Gjergji nga…