Bajram Begaj zgjidhet president i Republikës së Shqipërisë

04 qershor 2022 | 19:12

Bajram Begaj është zgjedhur president i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm Bajram Begaj do të jetë pasardhësi i Ilir Metës dhe të qëndrojë në krye të shtetit për pesë vitet e ardhshme.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipe të policisë të stacionit në Shtërpcë, të mbështetura edhe…