Bajram Hasani: Anamorava meriton një trajtim më të mirë
Kandidati i AAK-së për deputet, Bajram Hasani, ka thënë se rajoni i Anamoravës, si më i lëni pas dore prej pasluftës e këndej meriton një trajtim më të mirë.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qeveria e ardhshme duhet me çdo kusht të investojë dhe të bëjë më të mirën për rininë e kësaj ane.
“Në mandatin e Ramush Haradinajt u rikthye vëmendja nga ky rajon. Por duhet që ky kujdes ndaj Anamoravës të vazhdojë”, ka thënë Hasani.
Ai ka theksuar se valët e ikjes e kanë rrëmbyer rininë e Kamenicës, Gjilanit, Vitisë më shumë se çdo pjesë tjetër të Kosovës.
“Ne duhet ta ndalim ikjen e tyre, ne duhet të rikthejmë vëmendjen nga Gjilani, Kamenica e Vitia”, është shprehur Hasani.
Shkrimi i plotë i tij:
Rajoni i Anamoravës, si më i lëni pas dore prej pasluftës e këndej meriton një trajtim më të mirë. Qeveria e ardhshme duhet me çdo kusht të investojë dhe të bëjë më të mirën për rininë e mrekullueshme të kësaj ane. Në mandatin e Ramush Haradinajt u rikthye vëmendja nga ky rajon. Por duhet që ky kujdes ndaj Anamoravës të vazhdojë.
Keni mundur ta shihni që kudo që punojnë të rinjtë e kësaj ane janë shembull pune, përkushtimi, ndershmërie. Por jo se për ta është përkujdesur dikush, por sepse ja dalin vet, pa ndihmën e askujt. Kësaj rinie shembullore i duhet përkrahje maksimale nga institucionet e vendit.
Por valët e ikjes e kanë rrëmbyer rininë e Kamenicës, Gjilanit, Vitisë më shumë se çdo pjesë tjetër e Kosovës.
Ne duhet ta ndalim ikjen e tyre, ne duhet të rikthejmë vëmendjen nga Gjilani, Kamenica e Vitia.
Por kjo është e pamundur nëse Anamorava në Kuvendin e Kosovës, nuk përfaqësohet nga njerëz që janë si ju, nga njerëz që jetojnë çdo ditë me hallet tuaja, problemet që ballafaqoheni çdo ditë, që e njohin mirë problematikën e rajonit.
Njerëz të mirë, të ndershëm, besnikë na duhet ndihma juaj për këtë ndryshim ta çojmë përpara ndryshimin që e nisi Ramush Haradinaj.
31✅