Bajram Hasani: Forca e qytetarit është vota, prandaj dilni dhe votoni
06 tetor 2019
| 13:03
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Bajram Hasani dhe bashkëshortja e tij, e kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit në zgjedhjet e sotme.
Më këtë rast, Hasani u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, sepse sipas tij, vota është forca e qytetarit.
“Forca e qytetarit është vota. Të dashur qytetarë, dilni e votoni sot. Të rinj, të reja, gra, burra e të moshuar dilni votoni. Unë dhe bashkëshortja ime Arbenita votuam. Pamë një proces të qetë e të rregullt. Uroj që gjithçka të shkojë mirë deri në fund të procesit. Mos e lini pa dalë, nga ju sot varet se kush do të jetë në krye të shtetit. Votoni, votoni, votoni!”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/