Bajram Hasani me banorët e Arbërisë: Kudo flitet për fitoren e koalicionit AAK-PSD
14 shtator 2019
| 23:25
Kandidati i AAK-së për deputet, Bajram Hasani, së bashku me kandidatet Magbule Shkodra dhe Besa Baftiu takuan të shtunën banorët e e Arbërisë në Gjilan.
“Kudo flitet për fitoren e koalicionit AAK-PSD. Fryma e fitores dhe besimi i mbështetësve të Qeverisë Haradinaj vërehet në çdo qytet e fshat të Kosovës. Mbështetje për koalicionim fitues AAK-PSD, morëm nga banorët e Arbërisë”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.
Hasani ka treguar se me banorët e kësaj pjese biseduan për gjendjen në vend, problemet me të cilat ata ballafaqohen.
“Aty shpalosëm vizionin tonë për 100 % shtet i cili u prit mirë nga qytetarët”, ka shkruar Hasani.
/Epoka e re/