Bajram Hasani: Me Haradinajn kryeministër qytetarët ndjehen më të sigurt
17 shtator 2019
| 21:36
Kandidati për deputet nga koaliacioni AAK-PSD, ish-ministri i Tregtisë Bajram Hasani, ka thënë se qytetarët e Kosovës ndjehen më të sigurt me Ramush Haradinajn kryeministër.
Ai nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka treguar se sonte në takim me banorët e fshatit Tërstenik të Vitisë kanë marrë mbështetje për fitoren e këtij koalicioni.
Hasani ka theksuar se në qeverisjen e re të Ramush Haradinajt do të fokusohen në rritjen e mirëqenies së qytetarëve.