Bajram Hasani: Neglizhenca e Lutfi Hazirit ia humbi Gjilanit 5 milionë euro investime

23 shtator 2019 | 19:59

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani, ka thënë se Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava.

Por, sipas tij, përkundër investimeve të mëdha në këtë pjesë, qytetarët e  Anamoravës janë përballur me neglizhencën e pushtetit lokal, sidomos atij në Gjilan.

“Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan. Disa herë i kam kërkuar edhe publikisht kryetarit të komunës, që ta ndajë hapësirën, por kot.  Kjo Zonë nuk u bë sepse neglizhenca e kryetarit të Gjilanit, bëri që të mbetet vetëm projekt. Jo që nuk kishte hapësirë, por inatet politike nuk e lejuan”, ka shkruar  Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Qeveria Haradinaj e ktheu vëmendjen kah Anamorava.

Por, përkundër investimeve të mëdha në këtë pjesë, ne jemi përballur me neglizhencën e pushtetit lokal, sidomos atij në Gjilan. Si ministër i Tregtisë dhe Industrisë, pata planifikuar investim pesë milion euro për Zonën Ekonomike në Gjilan. Disa herë i kam kërkuar edhe publikisht kryetarit të komunës, që ta ndajë hapësirën, por kot.  Kjo Zonë nuk u bë sepse neglizhenca e kryetarit të Gjilanit, bëri që të mbetet vetëm projekt. Jo që nuk kishte hapësirë, por inatet politike nuk e lejuan.

Gjilanit i duhen përfaqësues të cilët sjellin investime, krijojnë vende pune për të rinjt. Neve nuk na duhen njerëz që marrin postin dhe rrinë rehat në kolltuqet e ngrohta që të ofron pushteti.

100% shtet

100 % investime

#ramushharadinajkryeministër

#bajramhasani31

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jose Mourinho vazhdon të jetë pa një ekip, por mbetet…