Bajram Hasani: Nisma çdo ditë po rritet dhe konsolidohet
Nisma Socialdemokrate në Gjilan në vazhdën e themelimit të nëndegëve, të mërkurën ka themeluar edhe dy nëndegë të reja njëra në lagjen “Zabel” dhe një në Kamnik.
Kryetar i nëndegës së Zabelit është zgjedhur Ardiana Biçkaj, kurse kryetar i nëndegës në Kamnik është zgjedhur Burhan Arifi.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe kryesitë e këtyre dy nëndegëve në përbërje të të cilave janë nga nëntë anëtarë.
Në këto dy takime ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, i cili është edhe kryetar i degës së Nimsës në Gjilan.
Hasani me këtë rast para të pranishmëve ka folur për punën që po bën Qeveria e Kosovës, e konkretisht ministritë të cilat udhëhiqen nga Nisma Socialdemokrate.
Hasani u ka thënë atyre se dega e Nismës në Gjilan, çdo ditë po rritet dhe konsolidohet.
Ai u ka thënë qytetarëve të cilët i janë bashkuar radhëve të Nismës në Gjilan se në këtë subjekt janë të gjithë të barabartë dhe do të dëgjohen mendimet e secilit.
/Epoka e re/