Bajram Hasani: Nisma po rritet çdo ditë me aderime të reja
17 mars 2018
| 23:27
Nismës Socialdemokrate i janë bashkuar dhjetëra gra. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i degës së Nismës në Gjilan, njëherësh edhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
“Se Nisma Socialdemokrate po rritet gjithandej nëpër Kosovë e dëshmojnë edhe aderimet e shumta që po ndodhin çdo ditë në partinë tonë. Sot i urojmë mirëseardhje në Nisma në Gjilan, dhjetëra grave të cilat nga sot aktivitetin e tyre do ta ushtrojnë në partinë tonë. Të gjithë në Nisma kanë të drejtë të japin mendimet dhe idetë e tyre. Ne po rritemi çdo ditë, sepse e kemi mbajtur fjalën!”, ka shkruar Hasani në llogarinë e vet në “Facebook”.