Bajram Hasani tregon arsyen e largimit nga pozita e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë

07 shtator 2018 | 10:22

Bajram Hasani, i cili është liruar nga detyra e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë ka dhënë saqrim për largimin e tij nga kjo ministri.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se: “Siç e dini unë më nuk jam pjesë e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Të jesh ministër i shtetit tënd është nder e privilegj, … por jo në rrethana të tilla si në Kosovë”.

Postimi i plotë i Hasanit:

Të dashur miq, 

Bashkëpunëtorë, 

Të dashur qytetar të Kosovës,

E ndjej për obligim dhe të nevojshme që t’ua jap një sqarim pas ngjarjeve të fundit. 

Siç e dini unë më nuk jam pjesë e Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Të jesh ministër i shtetit tënd është nder e privilegj, … por jo në rrethana të tilla si në Kosovë. 

Ditën që i jam futur politikës dhe jam emëruar ministër e kam pasur të qartë se do të jetë një rrugëtim i vështirë. Atë ditë jam zotuar para familjes sime, para miqve dhe njerëzve të këtij vendi se nuk do të bëj kompromis me të keqen. E kam pranuar këtë detyrë për të punuar për të mirën e njerëzve të këtij vendi.

Shpresoj se gjatë kohës sa kam drejtuar me MTI-në, kam arritur tu them stop të këqijave, të kem arritur që të rregulloj segmente të rëndësishme që prekin jetën e qytetarëve të Kosovës, që prodhuesve vendor tu kem ofruar mbështetjen e duhur institucionale dhe rregullimin e infrastrukturës ligjore.

E krejt punët e mira që kemi bërë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë gjatë këtij viti, nuk mund të mendoheshin pa punën profesionale dhe me përkushtim të të gjithë stafit të kësaj ministrie. 

Dua t’i falënderoj të gjithë kolegët në MTI, drejtorët e departamenteve, kryeshefat, stafin tim për punën e palodhshme. Bashkë me njerëzit e zellshëm të MTI-së përgjatë një viti kemi bërë punë që nuk janë bërë për një kohë të gjatë. Andaj, u jam mirënjohës secilit veç e veç.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sapo përfunduam takimin…