Bajrami: 273 milionë euro është shuma e korrupsionit për katër vjet të qeverisë Kurti
11 shtator 2024
| 13:24
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë se për katër vjet të qeverisë Kurti, korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë euro.
Ajo ka thënë se Kurti nuk e lufton korrupsionin dhe as nuk e ka luftuar për katër vjet.
Sipas deputetes së LDK-së, kësaj kauze tanimë nuk i beson as presidentja e vendit, Vjosa Osmani e as qytetarët e Kosovës.
Për katër vjet të Qeverisë Kurti korrupsioni kapë shumën prej 273 milionë euro. Albin Kurti nuk e lufton korrupsionin, nuk e ka bërë që katër vite, kësaj kauze tanimë nuk i beson as Vjosa Osmani e lere më qytetarët e vendit”, ka shkruar Bajrami në “Facebook”.
Postimi i plotë: