Bajrami: 300 milionë euro të bllokuara si pasojë e masave të BE-së
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka deklaruar se afër 300 milionë euro janë të bllokuara për shkak të masave të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Sipas Bajramit, gjendja ekonomike në Kosovë po ndikohet ndjeshëm nga këto masa. Ajo theksoi se shkaku i veprimeve të Qeverisë, Kosova rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit dhe Plani i Rritjes.
“Sa i përket gjendjes ekonomike në Kosovë… Jemi tani në vitin e dytë nën sanksionet e bashkësisë ndërkombëtare. Siç e keni parë, Qeveria po rrezikon të përjashtohet nga Procesi i Berlinit nga Plani i Rritjes. Vetëm në tre sektorë shuma e mjeteve të bllokuara për shkak të masave të BE-së është diku 293 milionë euro. Po flas ne letrën të cilën e kemi marrë vetëm njërit prej donatorëve që i afekton projekt e tyre”./Rtv Dukagjini/