Bajrami, afër kalimit te Fiorentina

31 korrik 2022 | 17:50

Nedim Bajrami është gati për ta bërë hapin e madh në karrierë, pasi ditët e tij te Empoli janë të numëruara tanimë. Mesfushori shqiptar ka pasur një vit fantastik me Empolin, ku në 38 ndeshje zyrtare ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë. Fiorentina mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e tij dhe tani e disa javë janë në kontakte të vazhdueshme me drejtuesit e Empolit.

Sipas medieve italiane ka një marrëveshje mes palëve dhe do të ketë edhe një takim të fundit këtë javë për t’i diskutuar disa detaje. 23-vjeçari pritet t’i bashkohet Fiorentinës ku e pret një kontratë pesë vjeçare me klubin nga Artemio Franchi.

Ndërkohë transferimi i reprezentuesit shqiptar pritet t’i kushtojë Fiorentinës rreth 15 milionë euro me disa bonuse që do të vihen në kontratën mes dy klubeve. Bajrami ishte në listën e dëshirave edhe të Sassuolos dhe Hertha Berlin, por lojtari prej kohësh kishte një marrëveshje personale me klubin vjollcë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy persona kanë humbur jetën për shkak të Covid-19 gjatë…