Bajrami: Çdo shtyrje e Asociacionit na sjell veçse të një Asociacion edhe më i keq
Shtyrja e Asociacionit veçse na sjell te një Asociacioni edhe më i keq, ka thënë profesori i të drejtës kushtetuese, Arsim Bajrami.
“Është gabim që nuk është themeluar Asociacioni deri më tani. Është dashur të themelohet. Çfarëdo shtyrje e Asociacionit e vështirëson pozitën e Kosovës dhe na sjell te një asociacion gjithnjë e më i keq. Është detyrim ndërkombëtar, është guxim i lidershipit që ky të themelohet, të themelohet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”.
“Unë mendoj që qeveria këtu është komode sepse cilin do draft statut qoftë të saj që nuk ekziston, qoftë franko-gjerman, ajo është komode që ta dërgojë tek Gjykata Kushtetuese, e cila është njëfarë filteri garantues se asociacioni nuk do të shndërrohet në pushtet të tretë, nuk do të marrë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të lejojë një lloj autonomie në Kosovë. Këtu vetëm duhet të ketë lidership, guxim që të procedohet dhe Kosova të kryejë detyrimet”, ka thënë Bajrami në një intervistë për “Kosovapress”.